Ngjarja e rëndë është rregjistruar në Falciano del Massico, Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar është gjetur ditën e sotme i pajetë në një tokë bujqësore.
Caserta news shkruan se i riu mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta, por pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Edhe pse është njoftuar ambulanca, ka qenë e kotë përpjekja pasi i riu kishte ndërruar jetë.
Ende nuk ka informacione për identitetin e tij, por mësohet se ai banonte në zonën e Sparanisë