Meteoalb njofton se një rrymë ajrore e ftohtë, që vjen nga veriu i Evropës, bënë që vendi jonë të freskohet disi.
Dita do të ketë vranësira dhe shira në të gjithë territorin dhe herë pas here rrebeshe.
Në zona të izoluara priten stuhi breshëri.
Sipas Meteoalb, nuk do te mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Megjithatë motit mbetet i paqëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë ditës ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.