Në një mesazh dërguar kryetarëve të degëve, kreu i PD-së, falënderon përzemërsisht ata dhe çdo mbështetës të opozitës,për mobilizimin në protestën e djeshme.
Objektivi u realizua- shkruan Berisha, kjo protestë ishte shumë e rëndësishme jo vetëm për PD-në, por më së pari për fatet e vendit.
Ja mesazhi i plotë i tij:
“Te dashur kyetare dhe kryetar te degëve te Partis Demokratike. Me kete mesazh dua te ju falederoj me mirenjohje dhe me gjithe zemer te ju pergezoj ju, kryesite e degve kryetaret e grupseksioneve dhe seksioneve dhe te gjithe antaret dhe antarët dhe mbeshtetesit e PD per punen tuaj kontributin e gjithesejcilit e çmua ne organizimin, pjesmarrjen dhe suksesin e plote te protestes tone. Kjo proteste kishte nje rendesi te jashtzakonshme per PD, opoziten dhe vendin dhe mendoj se objektivi u realizua plotesisht. Suksese edhe me te medha paçim. Me urimet me te perzemerta, miqesisht Sali Berisha”