NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    13 hours ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    13 hours ago
    Belind Këlliçi/ Kriza e Edi Ramës transferohet tek projektet!
    3 days ago
    Gazment Bardhi: 100 Bashki – 12 Qarqe – 6 Rajone! Ky është propozimi i PD për Reformën Territoriale.
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: DW/ Protesta e opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama. PD mbetet e përçarë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Deklarata e Zelensky krah Vuçiç për Kosovën/ Reagon Tritan Shehu: Për Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “papërshtateshme” krah Vuçiç.
Të tjera
Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
Kryesore Politikë
Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
Kryesore Politikë
Rexhep Shahu/ Piskama e Vlladan Gjeorgjeviqit
Të tjera
Irena Beqiraj/ Pushtetin mund ta kalërojë gjatë edhe miza, por prapëseprapë mizë mbetet!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

DW/ Protesta e opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama. PD mbetet e përçarë…

Neutrale
Last updated: 2022/07/08 at 8:07 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Protestë e opozitës në Tiranë, e cila e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit.

Mbështetës të opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri, zhvilluan mbrëmjen e të enjtes, (07.07) një protestë paqësore prej më shumë se 2 orësh, ku i kërkuan qeverisë Rama të japë dorëheqjen për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit, të publikuara në të përditshmet e kryeqytetit, ku ditët e fundit kryeson ai inceneratorëve.

Opozita e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit.

Në Strukturën e Posaçe Anti-Korrupsion, (SPAK) opozita ka bërë denoncime të shumta, sidomos për marrëveshje korruptive koncesionare të nënshkruara nga qeveria.

Shqipëria po përjeton rritje çmimesh të produkteve ushqimore bazë dhe karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ndaj saj. Qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurtë ekonomikisht.

Protesta e mbrëmshme u thirr nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha, kryetar i “Grupimit të Rithemelimit”, që mori kontrollin e PD, pas një vendimi Gjykate të Shkallës së parë, që tanimë është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga grupi tjetër i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Në maj të vitit të kaluar ish-kryeministri Berisha u shpall „persona non grata” nga qeveria amerikane për “akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.

Në protestë mori pjesë edhe Partia „Lëvizja Socialiste për Integrim”, që për nga elektorati zë vendin e tretë në Shqipëri, pas dy partive të mëdha kundërshtare, PS dhe PD, që në 30 vitet postkomuniste kanë bërë rotacionin e pushtetit. Në një podium që kishte në sfond parullën ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘mos thuaj: ç’më duhet mua?” oratorët morën fjalën para disa mijëra protestueve.

Ata u fokusuan tek korrupsioni, keq-qeverisja, niveli i rritur i varfërisë dhe largimi nga Shqipëria drejt vendeve të BE, SHBA apo Kanadasë, i rinisë dhe qytetarëve të kualifikuar në profesione të ndryshme.

Ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa „Rama të mos jetë më kryeministër.” “Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje që të ndaloni hajdutët dhe të largoheni. Shqipëria është në rrezik, sepse e ardhmja e saj është në rrezik. Një komb që lind, rrit fëmijë për t’u bërë emigrantë, është një komb pa rini, pa të ardhme.

Rama dhe politikat që ai ka ndjekur kanë sjellë largimin e 540 mijë shqiptarëve nga vendi në pesë vjet”, theksoi Berisha para protestuesve.

Protestë paqësore, pa asnjë incident

Protesta e mbrëmshme e opozitës është e para pas asaj për zgjedhjet parlamentare 2021, ku pati një pjesëmarje të konsiderueshme protestuesish. Ajo u mbyll pa asnjë incident. Në prag të fillimit të saj ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, e cilësoi protesën “një të drejtë të gjithë qytetarëve”.

“Me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, theksoi ajo pas një aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit than137 për DË se për të ruajtur rendin gjatë protestës u angazhuan rreth 1200 forca policore.

Dyert dhe dritaret e godinës së Kryeministrisë, përballë të cilës ishte vendosur podiumi ishin të blinduara për t’i ruajtur nga ndonjë sulm i mundshëm.

Protesta e mbrëmshme është e para që ish-kryeministri Berisha organizon pas rimarrjes prej tij të drejtimit të “Grupit të Rithemelimit ” të PD, në krye të të cilit ai erdhi me zotimin që do ta rikthejë PD në pushtet. Partia Demokratike ende mbetet e përçarë keqazi, e ndarë në dy grupe kundërshtare. Megjithë pjesëmarrjen e konsiderueshme mbështetësit e grupimit kundërshtar, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar të PD, nuk morën pjesë në protestë./dw/

TAGGED: Lajme
Neutrale July 8, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Deklarata e Zelensky krah Vuçiç për Kosovën/ Reagon Tritan Shehu: Për Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “papërshtateshme” krah Vuçiç.
8 hours ago
Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
13 hours ago
Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
13 hours ago
Rexhep Shahu/ Piskama e Vlladan Gjeorgjeviqit
14 hours ago
Irena Beqiraj/ Pushtetin mund ta kalërojë gjatë edhe miza, por prapëseprapë mizë mbetet!
14 hours ago

Deklarata e Zelensky krah Vuçiç për Kosovën/ Reagon Tritan Shehu: Për Kosovën, Zelensky bën një deklaratë të “papërshtateshme” krah Vuçiç.

Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008

Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër

Rexhep Shahu/ Piskama e Vlladan Gjeorgjeviqit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?