Jemi armiq sepse ti e do pushtetin për të pasuruar veten e miqtë e për të varfëruar shqiptarët.
Edi Rama ti je në pushtet me votë të vjedhur e të grabitur.
Ti ke shkelmuar idealet e të vdekurve dhe të gjallëve.
Ke shkelmuar ëndërrat e studentëve të vitit 1990.
Edi Rama, jemi armiq se ti po shpopullon Shqipërinë.
Jemi sot për tu betuar para flamurit të kombit se nuk ta falim kurrë vjedhjen e votës.
Edi Rama, ne jemi armiq sepse ti ke moto heshtjen dhe jo fjalën e lirë.
Ne jemi armiq Edi Rama, se ne dhe qytetarët e Shqipërisë duam lirinë para së gjithash.