Analisti Red Varaku, në një postim në rrjetet sociale, ngre shqetësimin për çfarë po ndodh në fqinjin tonë lindor.
Ata po sulmojnë statujën e Skënderbeut, heroit kombëtar të shqiptarëve dhe thërrasin “vdekje shqiptarëve”, por thonë se protestojnë kundër vetos Bullgare.
Ja postimi i Varakut:
Sulmojnë statujën e Skënderbeut , heroit kombëtar të shqiptarëve dhe kërkojnë “ dhoma gazi për shqiptarët”, ndërkohë thonë se kanë dalë të protestojnë kundër vetos së Bullgarisë!
Bllokimi i integrimit përmes rindezjes së konflikteve të vjetra etnike që erdhën si pasojë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë është objektiv kryesor i shërbimeve sekrete ruse.
Rusia duket se ka marrë peng opozitën e një vendi antar të NATO-s!