Duhen edhe 8 orë deri në orën 19 të pasdites së sotme, kur Partia Demokratike ka thirrur një protestë anti qeveri.
Lideri demokrat, Sali Berisha, e ka bërë të qartë se protesta do të kulmoi para godinës qeveritare.
E në raste të tilla, gjithmonë pyetet: Po “i zoti i saj”, ku do të ndodhet, kur mijëra qytetarë do të grumbullohen poshtë dritares së zyrës vendimmarrëse për jetën e tyre ?
Ku do të jetë kryeministri Rama, ende nuk është e qartë plotësisht.
Ka informacione jo zyrtare, se pasditen e sotme, ai do të ndodhet në Selenicë, për të inspektuar rrugën e Lumit të Vlorës dhe prezantimin e kryetarit lokal të PS-së.
Rama e ka nisur ditën sot duke postuar një video nga punimet e rrugës së Ersekës dhe në tjetër postim, kolazh fotosh nga Porti i Durrësit.
Opozita në protestë. Po Rama, ku ?
Leave a comment Leave a comment