Porti i Durrësit, porta e turizmit.
Mëngjesin e sotëm, Kryeministri Edi Rama, nga “Facebook” i tij, bënë me dije se gjatë qershorit, 30 mijë turistë kanë zbarkuar në portin e Durrësit.
Postimin e tij, ai e shoqëron me disa foto nga porti.
Ja statusi i sotëm:
“30 mijë turistë kanë zgjedhur të hyjnë përmes Portit të Durrësit për të kaluar pushimet në Shqipëri, gjatë muajit qershor. Shqipëria Turistike ka hyrë në rrugën për t’u bërë kampione e Ballkanit në turizëm, në këtë dekadë transformimi epokal.