Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, deputete e Krujës, Merita Bakiu ka shkuar në Krastë të Krujës, ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe po shkrumbojnë kurorën e qytetit.
Zonja Bakiu shfaqet fare pranë vatrës kryesore të zjarrit dhe në pamundësi për të bërë tjetër gjë, lëshon alarmin”SOS!”.
Ja postimi lakonik i saj:
🛑DIREKT NGA KRASTA E KRUJËS
🆘APEL SHTETIT TË VEPROJË SA MË SHPEJT
Vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi sepse po i favorizon dhe era.