Gjykata e Vlorës ka vendosur sot masën e sigurisë arrest në burg për 34-vjeçarin Eduart Kondi.
Kondi është personi, i cili tre ditë më parë qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij pas sherrit për administrimin e plazhit në Radhimë.
Çështja e pronave në Shqipëri, jo pak herë i ka çuar familjet shqiptare në përsëritjen e versionit biblik ” Abeli dhe Kaini”, ku vëllai vret vëllanë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në plazh dhe tmerroi pushuesit e ndodhur në atë zonë dhe në atë orë.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ngjarja “horror”



