Fotot që shihni janë bërë në Ballsh, në lagjen e ashtuquajtur “Bonifikimi”.
Depozitat gjigande, ku duket se po shkulen, i përkasin sektorit të Dekantimit, dikur.
Nuk dihet çfarë po ndodh, por fakt është se gjithë industria e naftës në Ballsh, po çmontohet dhe shitet për skrap.
Fotot e shfaqura, i poston një inxhinier nafte nga Ballshi, i cili, në mënyrë ironike shkruan: “Kujdes ! Mund të shkulin edhe qytetin”