Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, në një postim në “Facebook”, ku evidenton faktin që ka nisur rikonstruksioni i linjës kryesore të ujësjellësit në Mallakastër.
Kujtojmë se Mallakastra në përgjithësi është një zonë kodrinore e thatë edhe pse ka lumin Vjosë dhe dy lumenj lokal, Gjanica dhe Povla, por në të njëjtën kohë, kodra shkëmbore e Poçemit është një basen i pashtershëm me ujë mineral-natyral.
Pikërisht nga ky burim merr ujë Ballshi dhe shumë fshatra të Mallakastrës.
Ja postimi i plotë i kryeministrit:
“Mallakastër – Ka nisur puna me ritme të shpejta për projektin “Rikonstruksioni i rrjetit rajonal të ujësjellësit Poçem – Qafa e Kashit”, investim i rëndësishëm që do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë për Ballshin dhe fshatrat përreth”