Komisioni Evropian, rrëzoi amnistinë e Ramës. Shqiptarët e diasporës, që punojnë me djersën e tyre, nuk kanë 2 milion euro kursime informale.
Amnistia qeveritare, u vërtetua si një metodë abuzive për grupet kriminale, miq të qeverisë, për të pastruar paratë në Shqipëri. Para për të blerë njerëz, vota, para korrupsioni!
Mesazhi i Komisionit Evropian, është thirrje për tu kthyer në seriozitet dhe për të marrë hapa konkretë për ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, e jo amnistira fasadë që favorizojnë krimin e organizuar.
Rama takson qytetarët e ndershëm dhe kërkon amnisti për hajdutët.