Deputeti demokrat ka patur takime sot në zonën e tij elektorale dhe këtë e bënë me dije në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Këlliçi ishte një nga më të votuarit në Tiranë, në zgjedhjet e prillit 2021.
Zona ku ai u zgjodh përfshin Unazë e Re-Astir, Kombinat, Kashar -Yzberisht, Vaqarr, Pezë, Ndroq.
Ja postimi i tij:
Sot me qytetarë të zonës që përfaqësoj në parlament.
E rithem, zona ime është më e goditura në Tiranë nga vonesa e rindërtimit, nga taksat e larta bashkiake, nga rënia drastike e fuqisë blerëse dhe papunësia e madhe.
Tregu i Kombinatit ishte bosh. Tregtarët e vegjël janë në prag falimenti.
Këta qytetarë do të protestojnë për interesat e tyre të dëmtuara, për familjet e tyre që i mbijetojnë varfërisë.
Kombinati në protestë dhe unë bashkë me ta. #7korrik