Rasti i fundit i përleshjes së bandave shqiptare në Athinë, duke shkaktuar dhe viktima, ka ngritur një valë histerie në median greke në lidhje me kombësinë e autorëve të ngjarjes.
Pikërisht për këtë fakt ka reaguar gazetari dhe bashkëpunëtori i neutrale.al në Greqi, Shpëtim Zinxhiria.
Shkrimi i Zinxhirisë:
Ngjarjet e fundit në Greqi, lidhur me grupet kriminale, nuk kanë asgjë te përbashkët me emigracionin shqiptar, që çdo ditë po shpalos vlerat e mëdha në punë dhe në komunitet.
Nga ana tjetër, Greqia duhet të zbatojë direktivat e Bashkimit Europian dhe të kete kujdes për të mos rritur racizmin në percaktimin e kombësisë së autorit të krimit/eve.
Në Greqi krime nuk bëjnë vetëm ciganët, romët dhe shqiptarët, por edhe vendasit.
Krimi është krim dhe duhet ndëshkuar nga të gjithë. Ai nuk ka kombësi dhe për këtë luftohet nga të gjithë, si shqiptarët ashtu edhe grekët.
Media duhet të jetë e vëmendshme në këtë drejtim për të mos çuar më tej frymën e racizmit…