Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Leeds, Mbretëri e Bashkuar, ku vogëlushi 1 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e apartamentit, bën me dije BBC NEWS.
Djali një vjeçar u dërgua në spital por ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Policia tha se po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Një zëdhënës i policisë tha: “Incidenti po trajtohet si një ngjarje aksidentale dhe ne kërkojmë që njerëzit të marrin parasysh familjen dhe të respektojnë privatësinë e tyre në një kohë shumë të vështirë për ta.”