Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dukas, Bashkia Patos, ku djali ka plagosur me thikë nënën e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në banesën e tyre.
Autori është larguar nga banesa dhe është shpallur në kërkim.
E plagosura është dërguar në spital.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja.