Anëtari i kryesisë së PD-së dhe deputet, në një konferencë për mediat, sot nga selia qendrore e kësaj partie, ka kërkuar që SPAK të meret posaçërisht me akuzat dhe faktet që Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, ka denoncuar në media për aferën e inceneratorëve.
Cinike dhe e turpshme, është shprehur ai, që përdoren pensionistët për të firmosur miliona euro.
Prokurorët e rremë duhet të zbulohen nga prokurorët e vërtetë.
Deputeti demokrat ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj mosveprimit të organeve kompetente në lidhje me rastin.
Këlliçi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e dt 7 korrik.