Rama edhe nga Holanda mbrojti idenë e “Open Balkan”.
Gjatë kësaj konference ai tha se Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit të Evropës në lidhje me ndikimin e luftës në Ukraine.
“Ballkani është pjesa më cënueshme zinxhirit në Evropë që mund të preket dhe që lag qoftë mund të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë, sepse Rusia ka një influencë të qartë brenda ka disa lidhje tradicionale, ndaj unë besoj që duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë nga ana tjetër. Ballkani i Hapur ka ndihmuar në këtë proces që të harmonizohet me sanksionet” – u shpreh Rama.
Gjatë takimeve intensive të sotme janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme si rasti i Maqedonisë Veriore dhe lidhja me Shqipërinë, probleme të standardeve në vendin tonë, hapat që duhen hedhur në proceset që ka Shqipëria në udhëtimin e saj drejt BE-së dhe mundësia e dritës jeshile në lidhje me negociatat për t’u përfshirë në familjen evropiane.