NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    4 days ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    4 days ago
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    1 week ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ibrahim Morina/ Raporti jonë me lirinë – 7 korriku si tregues !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
Kryesore
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
Të tjera
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
Të tjera
Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!
Të tjera
Kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së efektivit të Policisë së Shtetit në Maliq
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ibrahim Morina/ Raporti jonë me lirinë – 7 korriku si tregues !

Neutrale
Last updated: 2022/07/04 at 8:56 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

PROTESTA E 7 KORRIKUT – SHPREHJE E KONFIRMIM I RAPORTIT TONË ME LIRINË

Ditët e nxehta të kësaj vere pritet të nxehin edhe klimën politike. Protesta e thirrur në 7 korrik nga Sali Berisha, kreu i PD-së, është ngritja e siparit të nxehjes së atmosferës politike.
Prej vitesh shqiptarët nuk janë konsideruar dhe nuk janë ftuar të protestojnë për të drejtat themelore të tyre. Edhe kur ka ndodhur, ata janë ftuar dhe janë mbyllur në çadër për të dal që andej vetëm pas realizimit të interesave të vogla e meskine të përfituara nga organizatorët, sigurisht mes pazareve të dyshimta. Por kur kulmi, vjedhja e zgjedhjeve, pasojat e së cilës vuajmë sot, kaloi në heshtje pa kundërshtimin dhe protestën më të vogël, nuk mbetet aspak dyshim se pazaret e mesnatës tentuan të marrin peng edhe “institucionin ” e protestës.
Prej vitesh shqiptarët nuk janë konsideruar dhe nuk janë ftuar as nga Europa për të avancuar, qoftë edhe me një hap të vetëm drejt integrimit brenda saj. Natyrisht, Europa në këtë rast nuk ka gjë me shqiptarët por me qeverinë e saj, e cila si flamurmbajtëse e korrupsionit është lënë në harresë në këtë proces integrimi.
***
Ftesa për të marrë pjesë në një protestë përpos seriozitetit të organizatorit të saj është një mundësi për gjithsecilin prej nesh që të shprehim e konfirmojmë raportin tonë me lirinë. Sot më se 30 vjet pas rrëzimit të sistemit komunist togfjalëshi “raporti me lirinë” merr ende rëndësi shumë të madhe në kushtet kur ky raport ka degraduar. Ky evidentim nuk është thjesht një konstatim politik por realisht është një dukje përballë së cilës askush nuk mund të qëndrojë indiferentë.
Pandemia dhe së fundmi lufta në Ukrainë ka qenë preteksti më i mirë justifikues i qeverisë shqiptare për dyfishimin e të gjitha çmimeve. Përballë një situate të tillë qeveria ngre borde për “kontrollin” e çmimeve duke mos i lënë gjë mangët kohës së para viteve ’90 kur ishte parti/qeveria që i vendoste dhe i kontrollonte ato. Në kushtet e mungesës më të vogël të angazhimit apo përpjekjeve për marrje masash për zbutjen e pasojave të shtetasve shqiptarë nga dyfishimi i çmimeve, qeveria nuk ngurron të dyfishojë borxhin. Dhe kur mëson e sheh se me vendimet e saj kjo qeveri përdor milionat e eurove e dollarëve të marrë borxh për makijazhin e vetë dhe për kompensimin e humbjeve të oligarkëve nga pandemia apo lufta në Ukrainë (për ironi të fatit jo për pjesën tjetër të shqiptarëve që janë në kufijtë e mbijetesës), pjesëmarrja në protestë është më shumë se sa një detyrim.
Në këtë kontekst edhe “debati” i këtyre ditëve të fundit, në se do të marrin apo jo pjesë në protestën e opozitës të gjithë deputetët e PD-së, është shterp dhe pa kurrfarë rëndësie. Pjesëmarrja në protestë, deputet apo jo i PD-së, anëtarë apo jo, mbështetës apo jo i saj, përballë kësaj situate të rënduar ekonomike është një mundësi demonstrimi e gjithsecilit prej nesh, e “raportit tonë me lirinë”, raportin tonë me të vërtetën, raportin tonë me atë se sa ne e ndiejmë, përjetojmë, vuajmë gjendjen e rënduar ekonomike dhe se sa ne jemi të gatshëm ta kundërshtojmë këtë gjendje, minimalisht, duke protestuar.
***
Nuk ka ndodhur ndonjëherë, në të paktën në këto më se 30 vitet e fundit, që Europa të jetë treguar kaq indiferente ndaj Shqipërisë. Prej rreth 10 vitesh, kohë që korrespondon me qeverisjen e sotme, zhurmnaja e kryeministrit Edi Rama, premtimet dhe afatet që ai i vendoste vetes për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë kanë ndeshur në shurdhërinë e Europës. Aq e vërtetë është kjo sa edhe vetë Edi Rama tashmë ka hequr dorë nga këto afate, duke “ia deleguar” fajin apo përgjegjësinë, herë Europës në bllok, herë Maqedonisë së Veriut, herë Bullgarisë, apo hera herës edhe Francës apo ndokujt tjetër…, por asnjëherë vetes së tij.
Por për aq sa Edi Rama ka zgjedhur që nëpërmjet “Ballkanit të Hapur” me Serbinë ti bëjë presion Europës, hyrja e Shqipërisë në Europë nga Beogradi do të jetë mision i pamundur për Shqipërinë…
Ndaj protesta e 7 korrikut, sigurisht edhe pjesëmarrja e gjithsecilit, duhet të jetë një kambanë alarmi për qeverinë edhe për sa i përket rolit të saj në ngecjen 10-vjecare të procesit të integrimit. Shqiptarët dhe Shqipëria, përvese gjeografikisht, lidhjet dhe vështrimin e saj e ka pasur edhe historikisht direkt nga dhe me Perëndimin. Ndryshimi i trajektores së këtij rrugëtimi, duke tentuar përdorimin e Beogradit si vendkalim tranzit, është një dështim për qeverinë dhe Edi Ramën, aq më tepër kur edhe vetë Beogradi, reciprokisht, nuk ka ndonjë aspiratë apo pritshmëri nga Europa…

Neutrale July 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!
5 hours ago
Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit
12 hours ago
Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta
1 day ago
Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!
1 day ago
Kryeministri Rama ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së efektivit të Policisë së Shtetit në Maliq
2 days ago

Xhelal Mziu: BULQIZA PRODHON PASURI, POR JETON NË VARFËRI!

Berisha: Përshëndes të gjithë qytetarët që janë ngritur në protestë kundër narkokraturës së Edi Ramës! Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit

Basir Çollaku/ Protesta drejtohet nga protesta

Dorjan Teliti: EUROSTAT ZHBËN PËRSËRI PROPAGANDËN: 1 NË 3 SHQIPTARË NUK PAGUAN DOT AS QIRANË!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?