GJKKO merr të pandehur anëtarin e KPA-së. Ja akuzat që rëndojnë mbi të
Është marrë i pandehur
Anëtari i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit (KPA) Ardian Hajdari.
GJKKO e akuzon atë për fshehje të të ardhurave tatimore.
Anëtari i shkallës së dytë të vetingut, akuzohet nga SPAK për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.
Ai është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.
Tani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë duke qenë se sipas ligjit Ardian Hajdari u pezullua nga detyra.