NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 hours ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    6 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Arti në zi, shuhet Besim Jazexhiu, një ndër balerinët e parë shqiptar.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
Kryesore Politikë
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
Kryesore Politikë
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
Aktualitet
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
Të tjera
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Arti në zi, shuhet Besim Jazexhiu, një ndër balerinët e parë shqiptar.

Neutrale
Last updated: 2022/07/04 at 8:21 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Jazexhiu ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në moshën 76-vjeçare. Lajmin e hidhur e bën të ditur TKOB, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i tyre:

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 76-vjeçare, të një nga figurave më të spikatura si valltar dhe drejtues i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, koreografit Besim Jazexhiu.

Zanafillën e parë në art, Jazexhiu e ka pasur në zhanrin e akrobacisë dhe është një ndër akrobatët e parë shqiptar. Në vitin 1959, u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1961 filloi punë si balerin profesionist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky ishte fillimi i karrierës së tij si balerin dhe valltar profesionist. Gjatë kësaj periudhe, krahas kërcimit në trupën e baletit ka realizuar personazhe në balete të ndryshme si “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Laurenca”, “Fadeta”, “Petja dhe Ujku” etj.

Në vitet 1965-1968, kryen shërbimin ushtarak në Ansamblin e Ushtrisë si solist i parë i grupit të valleve dhe më pas, nga viti 1968 solist në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Popullore, ku krahas punës si solist, ka kryer edhe detyrën e koreografit dhe Drejtorit Artistik. Krahas interpretimeve me nivel, ku binte në sy individualiteti dhe vërtetësia, Besimi është dalluar dhe për përdorimin e lodrës gjatë valleve të ndryshme. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në Ansambël ka interpretuar valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ku ka shkuar ky ansambël si brenda vendit , ashtu edhe gjatë turneve jashtë shtetit. Anëtar i Këshillit Artistik, i komisioneve në katër festivale folklorike me detyrë koreograf edhe në disa komisione të Dekadave të Majit.

Gjatë karrierës së tij si koreograf, Besim Jazexhiu realizoi rreth 20 krijime, valle të ndryshme me AKKVP ashtu edhe me shumë grupe amatore të ndërmarrjeve të ndryshme, si valle me motive dibrane, “Valle me motive të Tiranës”, “Valle e Lezhës” “Valle e Leskovikut”, “Nusja e Fajes”, “ Valle me motive të Veriut”, “Kurrë se ulëm kokën”, “Motive kosovare”, “Sarajet e Ali Pashait”,”Valle arbëreshe” e shumë të tjera.

Ka një jetë të gjatë artistike 40 vjeçare që nga 1954 e deri në vitin 1997. Nuk ka qytet e fshat të Shqipërisë të pashkelur e pa dhënë koncerte të ndryshme duke përjetuar kënaqësinë e artistit. Pas viteve ’90, kontributi i tij shtrihet dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi si dhe zonat ku banojnë arbëreshët në Itali. Gjatë karrierës së tij artistike është nderuar me fletë nderi, medalje, çmime të para dhe Urdhrin “Naim Frashëri” klasit II”.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOBAP-së, i shprehim ngushëllime familjes e miqve të Artistit!

I paharruar kujtimi i mjeshtrit Besim Jazexhiu!

U prehtë në paqe!

TAGGED: Lajme
Neutrale July 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
7 hours ago
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
1 day ago
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
1 day ago
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
2 days ago
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
2 days ago

Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.

Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?