Dy viktima dhe tre të plagosur ka patur mbrëmja e së shtunës në Athinë.
Në fillim u përplasën makinat dhe më pas nisi përplasja me armë.
Nga të dhënat paraprake, në ngjarje është i përfshirë një shqiptar.
Mediat në vend raportojnë se përplasja e dy makinave në, në një prej të cilave ndodhej shqiptari përfundoi në të shtëna në Agios Anargyros.
Mediat raportojnë se ora tregonte 21:30 kur nisën të shtënat në Kato Patisia. Pas aksidentit, pasagjeri i mjetit tip “Mercedes” ka kapur armën dhe ka qëlluar dy personat e tjerë të automjetit me të cilin ka ndodhur përplasja, duke plagosur drejtuesin dhe pasagjerin.
Të dy u dërguan në spitalin “Pammakaristos”, ku drejtuesi i mjetit ndërroi jetë.
Pas incidentit me të shtëna në rrugën Kourtidou, pasagjeri i Mercedesit që ka qëlluar ka zbritur nga makina dhe ka vjedhur një “Yaris”, me të cilin është nisur drejt Agioi Anargyros. Atje ai shkoi në këmbë në një pikë karburanti ku edhe u kap nga policia.
Kur pa efektivët, sipas raportimeve, shqiptari nisi të qëllonte drejt tyre duke plagosur dy efektivët e policisë, njëri në këmbë dhe tjetri në gjoks.
Policia i është kundërpërgjigjur zjarrit dhe shqiptari ka gjetur vdekjen.
“Police thriller in the heart of Athens: Pursuit from Kato Patisia to Agioi Anargyros – A dead man”, shkruan Hellas Posts English