1 korrik 1990
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Paradite kisha dhanë provimin e fundit të vitit tretë.
Fati deshi që teza t’më rastiste jo lodhëse, por në Tiranë kishte ditë që ndjehej një tension abstrakt.
E kjo gjendje përcillej edhe ndër na studentët.
Kujdestari na mori çelsat e dhomës.
Ka dreka na qiti nga godina.
Treni për Shkodër nisej ka ora 7 e darkës.
Kishin fillu hyrjet në ambasada. Lajm i mirë apo i keq…Kjo ishte dilema.
Fjalët na vinin se në 2 korrik do ish futja e madhe në to.
Tre shokë ne, qëndruam bashkë at natë.
Fjetëm në lulishte si endacak, aty, përballë kinoklubit në Qytet Studenti.
Fjetëm në bar. Nuk kujtoj dot nëse i mbyllëm sytë a çelët i patëm gjithë natën.
Diskutuam dhe mlodhëm menjen m’u futë në ambasada ditën tjetër.
E nata e korrikut ashtë bollë e shkurtër e dita mbrrini shpejt.
Noshta kah mjesi kemi dremit nga pak.
2 korrik ’90
U çum, por pa fol ma për llafet e mesnatës.
Tash ishim me menjen me i hypë trenit të orës 9 për Shkodër.
Plani jonë nuk avulloi prej nxehtit të Tiranës, por…
Secili nga ne kish arsyen e vet se pse nuk na e “majti” e un do tham timen.
Kisha pasë një mësues fizike në 8 vjeçare, në Koplik, nga Shkodra, Qani Mehmeti quhej.
Edhe e shoqja mësuese.
Djali tyne, student në inxhinieri mekanike, moshatar imi, tenton arratisjen nga Liqeni i Shkodrës rreth nji vit para ksaj date (2 korrikut 90).
Ai guxon e niset me kalue, bashkë me një shokun e vetë.
Shokun e tij e vrasin forcat e kufinit e kët e plagosin.
Burg për djalin student e punë në fermë për mësuesin tem e të shoqen.
Kur u çova në mjes i menova Babën e Nanën që i kisha arsimtarë, tu punu në fermë po edhe motrën e madhe që sa kish maru vitin e parë matematikë, e përfytrova të përjashtume nga shkolla.
I hypëm trenit të Shkodrës atë ditë me Markun e Arjanin tu kthy kryt mrapsht ka ai që sot quhet Bulevardi Zog i Parë.
Secili kishte arsyen e vet, unë timen e rrëfeva
Foto në fund të shkrimit asht e shtatorit 90, por orën Atlantik i Zi e Syzet i kisha ble e nrru më një napolon ar që ma kish falë Nandaja para ngjarjes së ambasadave.