Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në Fushë Krujë, ku qytetari D.S, është gjetur pa jetë në banesë.
Paraprakisht mendohet se ai është vetëhelmuar, mbasi nuk ka shenja dhune në trup.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2022, rreth orës 23:30, në Fushë Krujë, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëhelmuar, shtetasi D. S., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.