Protesta…? 1 milion arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie.
Kështu shprehet deputeti demokrat i Peqinit e Belshit.
Sula, shkruan në një status në rrjetet sociale, se në këtë vend, qeveria jep 60 milion euro për oligarkët, por asnjë qindarkë për familjet në nevojë.
Më poshtë qëndrimi i plotë i tij:
Ne kemi 1 milion arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie.
Jemi të fundit në rajon për ndihmën e dhënë ndaj qytetarëve për të përballuar krizën e çmimeve, por jemi të parët në Evrop për kultivimin e kanabisit.
Nuk rrisim as sa inflacioni ndihmën ekonomike dhe pensionet por japim 60 milionë euro për oligarkët që marrin tendera.
Nuk heqim TVSH për çmimet e ushqimeve bazë por japim 60 milionë euro shtesë për rrugën Kardhiq-Delvinë.
Këto janë arsye të forta për të dalë në shesh e për ta frenuar marrëzinë e kësaj qeverie.
#Më7KorriknëProtestë