Sot, në parlament, ministrja Milva Ekonomi mbeti në qëndrimin e saj se Rama është një brand dhe menjëherë ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.
Në fjalën e tij, ai i ka kërkuar që të mos imitojnë gratë e Gaddafit, të cilat e konsideronin atë “ylli i Saharasë”.
Rama nuk është si Gaddafi, por njëkohësisht nuk mund të jete edhe brand, sepse ai është hajdut, u shpreh Berisha
“Lidhur me vizitën e ish ministrit të Jashtëm në Libi dhe takimin me Gadafin. Është ai që më tha se çadra e tij rrethohej me 12 gra. Siç i thotë Milva “brand” Edi Ramës, ato i thonin Gadafit “O Ylli i Saharasë”. Prandaj dhe unë mendoj që mos ndiqni shembullin e tyre. Ai i mbante për funksione mbrojtëse.
Ju keni detyra të tjera para qytetarëve dhe jo para atij, i cili e keni vetë të qartë sesi i ka bërë firmat dhe sa keq ju përdor në detyrat që ushtroni. Ti i thua brand, ajo i thoshte ylli i Saharasë. Është normale të imitosh atë të Gadafit? Jo
Unë nuk them se ku është Gadafi, por nuk mund të jetë brand sepse është hajdut”, tha Berisha.