Një moment i lumtur të isha pjesë e ceremonisë Presidenciale të vlerësimit të Mësuesit të Popullit Thoma Papapano me Dekoratën
“Nderi Kombit ” me motivacionin:
“Në vlerësim të veprimtarisë së shumanshme si atdhetar e intelektual i njohur për shpalljen e pavarësisë, mbështetjen e flaktë të qeverisë së Vlorës dhe ngritjen e flamurit kombëtar në Gjirokastër.
Në vlerësim të kontributit të tij të shquar në hedhjen e themeleve dhe forcimin e arsimit kombëtar, si dhe edukimin e shumë brezave me dituri dhe dashuri për vendin.
Si një ndër organizatorët dhe drejtuesi i të parës shkollë shqipe në Gjirokastër, Labovë e Vlorë. I spikatur në përgatitjen e mësuesve të gjuhës shqipe, hartues i alfabetit dhe materialeve të para didaktike pas pavarësisë, si dhe pjesëmarrës aktiv në kongreset historike të arsimit kombëtar në Elbasan, Lushnjë dhe Tiranë.
Diplomat i shquar në krah të Ismail Qemalit për mbrojtjen e kauzës kombëtare, si pjesë e delegacionit shqiptar në kryeqytetet evropiane.”