NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    11 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    1 day ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shpetim Axhami/ Kthimi i Familjes Mbretërore në Atdhe !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shpetim Axhami/ Kthimi i Familjes Mbretërore në Atdhe !

Neutrale
Last updated: 2022/06/28 at 9:39 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

2002-28 Qershor-2022

Sot 20 vite nga dita kur Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në atdhe.

Përgjetë Luftës së Dytë Botërore legalistët  nëpërmjet Organizatēs Kombëtare Lëvizja e Legalitetit si formacion politik ushtarak luftuan dhe kërkonin që pas kësaj lufte forma e regjimit të vendosej me vullnet të popullit duke kërkuar vazhdimësinë e Mbretërisë Zogiste Shqiptare.

Të frikësuar nga kjo dhe faktit se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte për  shqiptarët Mbreti Zog I dhe Familja Mbretëror, , PKSH që tashmë luftën çlirimtare e kishtë kthyer në luftë civile për pushtet, sygjeruar dhe instruktuar nga të dërguarit e PKJ, i duhej të merrte masa për ta penguar një gjë të tillë.

Për këtë u thirr Kongresi i Përmetit i cili në një prej vendimeve antishqiptare të  tij i ndalonte kthimin në atdhe Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore.

Me vendosjen e regjimit diktatorial komunist në Shqipëri nga viti 1944 Familja Mbretërore u detyrua ta kaloj jetën e saj në egzil duke lëvizur mundimshëm në shtete të ndryshme.

Pas viteve ‘90 edhe pse kishin kaluar rreth 10-vitë nga vendosja e pluralizmit në Shqipëri, akoma Familja Mbretërore nuk ishte kthyer në atdhe.

Kjo, sepse na paska qenë në fuqi akoma vendimi  absurd i turpshëm e antishqiptar,  i cilësuar më sipër, ai i Kongresit të Përmetit.

Këto absurditete kishin vetëm një emër;
Frikë e klasës politike të asaj kohe për mbështetjen që do kishte Mbreti Leka I dhe Familja Mbretërore në popull duke i dhënë një profil tjetër skenës politike shqiptare.

Situata politike, ekonomike e sociale sot do të ishin ndryshe.

Kjo u duk në Nëntorin e vitit 1993 ku me mbërritjen e Mbretit Leka I në atdhe, për herë të parë që nga viti 1939, mijra shqiptarë vërshuan në mbështetje të Tij e për të e takuar atë.

Të alarmuar dhe frikësuar nga ky interesim i madh, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, kuptohet të urdhëruar, kërkojnë kthimin në Rinas dhe largimin e Mbretit nga Shqipëria, gjoja për shkak të “problemeve me dokumentat”

Në vitin 1997 Mbreti Leka erdhi përsëri në Shqipëri ku udhëhoqi fushatën model të referendumit për ndryshim të formës së regjimit.

Edhe pse në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, ndryshe nga çdo politikan tjetër, Ai lëvizi  i mirëpritur në katër anët e vendit duke mbjellë shpresë e siguri për të ardhmen.

Ky referendum u fitua, rezultati dihet dhe sot pranohet nga të gjithë, por klasa politike bashkëpunuese dhe përfituese mes veti nuk mund ta pranonin një gjë të tillë, sepse për ta vendosja e kësaj forme qeverisjeje do të ishte një pengesë e madhe kundër çdo abuzimi te tyre.

U sajua i ashtëquajturi tendencë për “grusht shteti” e Mbreti Leka I do të largohet përsëri nga vendi i vet, kështu ju interesonte…

Ishte viti 1998 kur kryetarët e të gjitha partive opozitare në atë kohë, parlamentare dhe joparlamentare, për të i dhënë fund sajesës së mësipërme, deklarojnë dhe firmosin një dokument ku ndër të tjera thuhej.
…i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe…

Pas kësaj, me nismën e grupit parlamentar të PLL në vitit 2002 dhe me ndikimin e faktorëve të tjerë u bë e mundur arritja e një marrëveshje politike ku kryetarët e të gjithë grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë firmosën një deklaratë, në të cilën shkruhej;

“Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.

Deklarata e firmosur në këtë kohë nga 74 deputet  ishte gjithpërfshirëse sepse deputetët që e kishin firmosur atë i përkisnin grupeve të ndryshme parlamentare, Familjes Mbretërore po i kthehej borxhi dhe e drejta e nëpërkëmbur deri tani.

Në këtë deklaratë firmosur nga deputetët thuhej.

“Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldinë dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.

Kjo me patjetër ishte një arritje edhe pse e vonuar.

Lajmi u hap në të katër anët dhe çdo shqiptarë, kuptohet kryesisht zogistët-legalistë, mezi po e prisnin këtë ditë.

Më 28 qershor 2002 me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare kishin pushtuar Tiranën dhe rrugët e Rinasit për të pritur Mbretin e tyre dhe Familjen Mbretërore.

Në atmosferën festive mes flamujve kombëtar, veshjeve kombëtare valleve dhe këngëve, kujtdo minuti i dukej muaj dhe vapa e kohës asnjërit nuk i bënte përshtypje në pritje të Mbretit të tyre.

Malet e bukura hijerëndë të Shqipërisë përuledhin në këtë pritje madhështore dhe fushat kishin shtruar tapetin e mirëseardhjes.

Me datë 28 Qershor 2022 ora 11.15  në Rinas ulet avioni  që transportonte Familjen Mbretërore  nga aeroporti i Johanesburgut për në Tiranë.

Për momentin një qetësi pothuajse e dirigjuar, dukej se shqiptarët kërkonin falje për atë që padrejtësisht regjimi komunist i kishte shkaktuar Familjes Mbretërore.

Familjen Mbretërore Shqiptare e përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II tashmë kishin shkelur në tokën e tyre.

Mbreti Leka për mediat e shumta do të shprehej;

“Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.

Karvani i gjatë i makinave kishte marrë rrugën drejt Tiranës ku pas 63 vitesh në mërgimi po kthente Familjen Mbretërore përfundimisht në atdheun e vet.

Sot Familja Mbretërore e vendosur pranë Oborrit Mbretëror në Tiranë, me dinjitet po luan një rol të rëndësishëm e të gjithanshëm në shërbim të kombit dhe atdheut.

Princi LEKA II, si trashigimtarë i Fronit Mbretëror, me një sistem qeverisës Mbretëri Kushtetuese që duhet te vandoset sa më shpejt, mbetet për ne dhe gjithë shqiptarët si shpresë e vetme e zhvillimit dhe e Bashkimit Kombëtar.

Sot në 20 vjetorin e kësaj dite të shënuar, i urojmë Familjes Mbretërore,  bekimet më të mira të Zotit, si dritëshprese për shqiptarët.

Prandaj më tepër se kurrë në këtë situatë të trazuar ku gjendet kombi ynë ne duhet ta kemi obligim të madh bashkimin me njëri-tjetrin, për të mundësuar pas 83 vitesh, ndryshimin e rendit kushtetues në Shqipëri.

“ATDHEU MBI TË GJITHA” 🇦🇱
Mbreti ZOG I
“PAQE BASHKIM VLLEZËRIM”🇦🇱
Mbreti LEKA I.

Tiranë më, 28 Qershor 2022.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
5 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
9 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
9 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
10 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
10 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?