Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bregas të Maliqit.
Dy persona janë konfliktuar me njeri- tjetrin dhe janë plagosur me mjete prerëse.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.