Kështu deklaron Rama në rrjetet sociale, teksa i mëshon faktit që vazhdon puna për ndërtimin e terminalit të ri.
Kryeministri thotë gjithashtu, se fluksi turistik nga kjo portë është rritur me 83.9% krahasuar maj 2021 me maj 2022.
Postimi i plotë:
Rinas – Rritja e lartë e fluksit të turistëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, krahasuar me vitet e shkuara, si rezultat i përmirësimit të lartë të imazhit të vendit dhe i rritjes së forcës tërheqëse të Shqipërisë turistike, po menaxhohet me rritjen e kapaciteteve, shtimin e sipërfaqes së terminalit, si dhe zgjerimin e pistës, ndërkohë që vijon puna për terminalin e ri
Maj 2022 me maj 2021 diferenca +83.9% rritje e numrit të turistëve të huaj në Shqipëri