Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ka bërë të ditur sot çmimet maksimale për naftën dhe derivate të saj.
Është vendosur çmimi tavan për naftën 1.85 euro.
Njoftimi i ministrisë:
Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.