Prej gati një muaj ka hyrë në fuqi ligji kundër përdorimit të qeseve plastike.
Pikërisht për këtë ka reaguar në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.
Ai paralajmëron se nga dt 1 korrik, do të nisë aktivizimi i gjobave për ata që e shkelin këtë ligj.
Postimi i tij:
“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama në Facebook.