Numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj, edhe pse njihet si “tigri” i kabinetit qeveritar, nuk i ka fort të mira raportet me muzikën. I ndodhur mbrëmë në qytetin e Sarandës, Ahmetaj ka detyruar ndalimin e muzikës në lokal, edhe pse lokali kishte leje nga bashkia. Nga ana tjetër, qeveria, ku “tigri” mban pozicionin e numrit 2, ka firmosur për heqjen e të gjitha kufizimeve të pandemisë së Covid 19, përfshirë dhe kufizimin e muzikës. Por “tigri” ose nuk di, ose nuk i intereson, se çfarë ka firmosur, kur dicka i bën bezdi.E derisa Ahmetaj të rregullojë raportet me muzikën, menaxherët e lokaleve, po luten, të mos u shfaqet “tigri” në derë…!!!