Këtë javë kam pasur rastin që të jem përditë në Spitalin Memorial të Fierit për arsye shëndetësore të vëllait tim. Përtej dhimbjes që të shkakton fakti që një i dashur i zemrës vuan pasoja shëndeti jo të mirë, nuk rri dot pa shprehur mirënjohjen time përkundrejt këtij institucioni, standardeve bashkëkohore që ka, punës së palodhur dhe përkushtimit që kanë ndaj qytetarit.
Mjekë shqiptarë dhe turq të përkushtuar, infermierë dhe personel ndihmës të një mirësjelljeje dhe qytetarie të pashembullt, ambiente e aparatura moderne të vëna në shërbim të shëndetit të pacientëve, dhe ajo që më bën të ndihem mirë është se nuk kam vënë re asnjë përpjekje sado të vogël të rryshfetit tradicional që na ka shoqëruar në çdo institucion shëndetësor këto 30 vitet e fundit.
Respekte e falënderime drejtuesve të këtij spitali dhe kujtdo punonjësi që i jep përparësi dhe dinjitet çdo qytetari që halli e detyron të drejtohet në to.