Kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, sot, para gazetarëve.
Nuk do të ketë tatim mbi të ardhurat për biznesin e vogël deri në vitin 2029.
“Një sqarim, nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Ligji është organik dhe në çdo rast përmirëson procedurat por jo biznesin me tatim fitimi 0, pra nuk do të ketë asnjë ndryshim”, u shpreh ai.
Por, sqaroi ai, i vetmi ndryshim ka të bëjë me profesionet e licensuara.
“Në 2029 do ulemi sërish së bashku këtu dhe do mendojmë për më tej”, tha më tej Ahmetaj.
Arben Ahmetaj ka bërë me dije se Këshilli i ministrave ka kaluar një draft marrëveshje me Italinë për angazhimin në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë.