Katastrofa natyrore ka ndodhur në Afganistan.
Një tërmet i fuqishëm 6.1 i shkallës rihter ka vrarë të paktën 250 persona, dhjetëra të plagosur dhe qindra njerëz të pastrehë, raporton BBC.
Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se 250 ka të ngjarë të rritet, ndërkohë që më shumë 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lëkundjet u ndjenë në një rreze prej 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme”- u shpreh një qeveritar