Ajo ndërroi jetë nga hemorragjia e brendshme dhe atak në zemër pas një operacioni të bajameve.
Mbretëresha e bukurisë Espaço Gleycy Correia, e cila u kurorëzua Miss Brazili në vitin 2018, vdiq në një klinikë private të hënën.
Correia, nga Macae, Brazili juglindor, pësoi hemorragji dhe një atak në zemër pas operacionit të heqjes së bajameve. Ajo mbeti në koma për dy muaj pas arrestit kardiak në prill.
Sot ajo u nda nga jeta.
Correia u kurorëzua Miss Brazil në vitin 2018. Ajo ishte gjithashtu një sipërmarrëse e specializuar
në terapinë me lazer dhe grimin e përhershëm.