6 vite më parë ishte gjimnazist në Gjimnazin “28 Nëntori”, por sot vijon me sukses të jetë inxhinier në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arlindi eshte kthyer për pak ditë në Shkodër tashmë jo si maturant dhe as student, por si shkencëtar i ri për të mbajtur një leksion të hapur në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Leksioni titullohej “Këndvështrimi fiziko – biokimik i proçesit të agregimit, nga termo- statistika në Kompjuterizim”: Lindita Bushati, e cila për 35 vite dha mësim në gjimnazin “28 Nëntori”, tregon se Arlindi ishte ekselent, dhe suksesin e ka veçse të merituar. Leksioni i hapur i studuesit të ri, Arlind Kaçinari, u ndoq me interesim nga pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe mësues të gjimanzeve e studentë. Leksioni vijoi kështu edhe si bashkëbisedim për ecurinë e shkencës në fushën e kimisë e me gjerë, referuar arritjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arlindi mbetet shëmbull i mirë për cdo maturant apo të ri, duke dhënë shëmbullin se me punë e përkushtim arrin majat kudo.
rtsh Shkodra