Të gjithë do ta besonim demagogjinë e kreut të mazhorancës se ai ka vërtet vullnet për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin. Por ne sot e kemi shumë të freskët lajmin e arrestimit të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku në Itali me 20 kg kokainë. Ndërkohë që në Shqipëri Kajmaku fitonte tendera publik. Pastronte paratë e drogës me taksat e qytetarëve shqiptarë.
Në Pallatin e Kongreseve të mbushur plot me punonjës administrate dhe qeverie ku u zhvillua dje konferenca anti korrupsion, ishte edhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila me të drejtë apeloi që drejtësia të jetë vendimtare. Të luftojnë korrupsionin dhe kriminalitetin. Unë mbështes dhe i bashkohem thirrjes së kryediplomates.
Thirrja nga Pallati i Kongreseve të mbushur me qeveritarë dhe administratë publike merr kuptimin e duhur.
Partia Demokratike që nga 2013 nuk drejton asnjë institucion, ndërkohë që nga 2019 nuk drejton asnjë bashki. Ndaj është e qartë se kush e bën korrupsionin.
Ndërkohë që nga DASH, Moneyval e KE me radhë kanë nxjerrë raportet se korrupsioni është në çdo qelizë të administratës publike ndërsa Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të parave të krimit.
E thënë thjesht: Korrupsionin nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por qeveria dhe pushtetarët.
Si ish-prokuror, inkurajoj ish-kolegët e mi me integritet, të cilët jam i bindur se ka shumë, të veprojnë⚖ sa më shpejtë dhe pa u ndikuar nga askush. Drejtësia e ka në dorë të kthejë shpresën e qytetarëve shqiptarë. Ata e kanë në dorë frenimin e zbrazjes së madhe për shkak të atyre që përmendëm më sipër!
Dashnor Sula/ Si ish prokuror ju bëjë thirrje prokurorëve, të veprojnë sa më shpejt…
Leave a comment Leave a comment