Ngjarja ka ndodhur në Shkozet, ku dy të rinjtë me iniciale S.D dhe G.R, të dy nga 21 vjeç, në makinën me të cilën udhëtonin, ju gjetë një pako me 260 fara të dyshuara si narkotike.
Policia kishte marrë informacione për aktivitete të dyshimta për dy qytetarët dhe bëri arrestimin në flagrancë të tyre.
Materialet hetimore dhe provat e gjetura në makinë i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.