SPAK nis pyetjen e anëtarëve të Komisionit të Koncesionit në lidhje me hetimet për koncensionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro.
Mësohet se është marrë në pyetje Saimir Kadiu, anëtari i Komisionit të Koncesionit.
Gjithashtu do të dëshmojnë
anëtarët e tjerë, mes tyre Arben Gjata, aktualisht Rektor i Universitetit të Mjekësisë.
Tenderi për sterilizimin për setet kirurgjikale është nën hetim prej 3 vitesh, ndërsa mësohet se SPAK po shkon drejt fundit të hetimeve.
Duket qartë tashmë, se Prokuroria e Posaçme ka vënë në shënjestër edhe koncesionet e shumëpërfolura të shëndetësisë.