Kryeministri Edi Rama ishte në Selanik, në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore), por në faqen e tij në Facebook, ka hedhur një video nga punimet e kryera në rrugën e Lumit të Vlorës.
Postimi i tij:
“Drejt mbylljes përfundimtare edhe loti 3 i rrugës së Lumit të Vlorës, një vepër e rëndësishme dhe e munguar për shumë vite e infrastrukturës turistike. Ky lot lidh të gjithë zonën e Lumit të Vlorës me bregun e detit në Qeparo, Borsh e Himarë, që së bashku me lidhjen me Kuçin, Gusmarin dhe rrugët e zonës së Labërisë, të Nivicës, Salarisë deri në Tepelenë, do të bëjnë të mundur bashkimin dhe shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm të ofertës turistike mal-lum-det në ato territore të bekuara”