SPAK ka kërkuar sekuestrimin e një apartamenti të Bashkim Dedja ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Apartamenti kishte pronar zyrtar vëllain e subjektit të hetuar, por hetimi ka arritur në përfundimin, se ai nuk ka patur mundësi financiare reale për investim të tillë.
Mësohet se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues të shkarkuar nga vetingu.
Mes provave të SPAK është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjavë, në festa dhe gjatë verës.