Ambasada Gjermane në Tiranë jep një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt saj.
Janë hequr të gjithakufizimet, pavarësisht qëllimit të udhëtimit duke përfshirë për turizëm apo vizita te të afërmit.
Vendimi i ri do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, 11 qershor 2022 në orën 00.00. Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk do të jetë e nevojshme as dëshmia e vaksinimit apo shërimit nga covid.
“Që prej ditës së shtunë datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.
Udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.