Të tre të burgosurit janë me origjinë shqiptare dhe guxuan arratisjen nga burgu “Santa Bono” i Trevisos, rreth orës 05:00, gjatë ditës së djeshme.
Ata kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë.
Policia ka arritur të vërejë në kohë tentativën e tyre dhe dy janë kapur menjëherë.
Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve.
Veç njëri prej tyre ka arritur që të kalojë gjithë masat e sigurisë dhe policia është vënë në kërkim.
Ai është Edison Pula, 27 vjeç dhe ishte arrestuar me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Itali: 3 shqiptarë arratisen nga burgu i Trevisos.
Leave a comment Leave a comment