Këta duan të mbetemi kuaj,
Të na grahin
Të na rrahin
Të na mbajnë shaluar
Hera-herës na gjuajnë me kërrbac
Të shohin a jemi gjallë
Të na numërojnë pikat e njelme ndër sy
E dufat e heshtjesë që gulshojmë pa bza.
Barra e rënd
na i tkurrë supet e burrnisë
Emrat nuk na i thonë
Ngjajmë njësoj
Si dje
Dhe sot
Kuaj mbetëm
Kot që vrapojmë
për t’u bërë njeriu i ri…