Samiti i vendeve që përkrahin nismën “Open Balkan” do të mbahet nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Rama në postimin e tij është mjaftuar vetëm me një fjali dhe një foto.
“Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur”, shkruan ai.
Në foto kryeministri i Shqipërisë
shfaqet në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit boshnjak Zoran Tegeltija. Ky i fundit bashkë me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç marrin pjesë për herë të parë në këtë samit.