Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë së fundmi një mesazh pro Ballkanit të Hapur teksa shfaqet në krah të mikeshës së tij, gazetares serbe, Dragana.
Postimi i Lucës:
“Përshëndetje. Këtu me Draganën. Është nga Serbia. Ka qenë konsulle në ambasadën serbe dhe gazetare për një nga agjencitë më prestigjozë ne Serbi. Radio televizioni serb njësoj si RTSH-ja jonë. Djali i Draganës me vajzën time Majën janë të dy në një shkollë prej tre katër vitesh.
Studiojnë bashkë, janë shumë shokë dhe për inerci dhe ne prindërit jemi bërë shumë shumë shumë shokë bashkë. Dragana është një grua e mrekullueshme, që e do shumë Shqipërinë.
Që e do shumë Serbinë. Ka qenë një nga urat më komunikuese mes njerëzve, mes shpirtrave dhe është një nga luftëtaret më të zjarrta të Open Ballkan bashkë me mua. Shumë respekt për të gjithë njerëzit me shpirtin e Draganës. Rroftë Ballkani i hapur”