Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka deklaruar dje, se rreth 20 vende kanë miratuar dërgesat e armëve në Ukrainë.
Kjo dakordësi është bërë e mundur pas një videokonference të vendeve që mbështesin përpjekjet e Ukrainës për t’u mbrojtur nga pushtimi rus.
“Greqia, Italia dhe Polonia kanë rënë dakord të dërgojnë sisteme artilerie, ndërsa Danimarka ka premtuar raketa, disa vende të tjera do të ofrojnë ndihmë me trajnimet”, tha Austin”